Skema e re e pensioneve, më shumë kontribut për pension më të lartë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Themistokli Luarasi ka 20 vjet që nuk derdh sigurime shoqërore. Me skemën e re të pensioneve ai do të përfitojë një pagese minimale, që do të cilësohet pension social dhe do të ketë një vlere të përafërt me ndihmën sociale. Ndërsa Amada Kalaj ende nuk ka bërë asnjë ditë punë. Personat si ajo që nuk do të derdhin asnjë kontribut në shtet gjatë jetës së tyre, nuk do të përfitojnë pension, por vetëm ndihmë. Enkelejd Musabelliu, këshilltar në Ministrisë e Mirëqenies Sociale, ka sqaruar për mediat propozimin për skemën e re të pensioneve. Aktualisht shqiptaret paguajnë 21.6% te pagës sigurime shoqërore, por me tavanin e pagesës prej 75 mijë lekë, pavarësisht sa e kanë rrogën. Me skemën e re, sigurimet mund të jene të përshkallëzuara dhe pensioni do të përllogaritet me një formulë që bazohet në masën e kontributeve të derdhura. Pensioni minimal sot është 12 mijë lekë, ndërsa maksimali 24 mijë lekë. Skema e re synon rishpërndarje të pagesës së pleqërisë. Deficiti i skemës aktuale ka shkuar në 42 miliardë lekë. Skema e re është ende në faze propozimi ndaj nuk ka shifra të sakta për masën e kontributeve. Ajo pritet të miratohet deri në korrik të këtij viti.