Te blesh një punim diplome - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse për një punim diplome duhen muaj te tere deri dhe vite për tu realizuar, ne Shqipëri kjo mund te behet brenda pak orësh. Duket qesharake por është e vërtete! Edhe ky proces është kthyer ne biznes. Te tilla oferta ne forme njoftimesh, afishohen vazhdimisht ne muret e fakulteteve por dhe ne rrjetet sociale. Persona qe nuk publikojnë autorësinë ofrojnë kundrejt parave, punime diplomash, esesh apo dhe tema projektesh. 2 deri 3 mije leke te rinj është çmimi i punimi te gatshëm, diploma. Këtë fakt e pohojnë dhe studentet qe shpeshherë joshen nga oferta te tilla. Ata qe duket se i marrin vesh te fundit duket se janë drejtuesit e fakulteteve. Te habitur nga këto fenomene, ata nuk ngurojnë ta cilësojnë pirateri intelektuale ndaj kërkojnë hetim dhe masa për frenim. Me shume se dëshire apo prirje, te rinjtë shqiptare ndjekjen e Universitetit sot e shohin si detyrim. Te kushtëzuar nga prindërit dhe mentaliteti, ata hyjnë ne shkolle te larte dhe dalin pas disa vitesh me nje diplome. E blere ose e falur, këta te rinj e dine mire se nuk mund ta përdorin ne tregun e punës, për aq kohe sa Universiteti për ta ka qene thjesht ndjekje e traditës!

Recommended