Në një javë: 5 të vdekur e 9 të plagosur nga aksidentet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i aksidenteve ka mare përmasa te frikshme këtë sezon vere. Edhe bilanci është tronditës: vetëm ne një jave, kane humbur jetën 5 persona e kane mbetur te plagosur 9 te tjerë.Mbrëmjes e se enjtes, një automjet doli nga rruga e përfundoi ne oborrin e një shtëpie. Ngjarja ndodhi në fshatin Konjat në Lushnjë, ku mbeti e vdekur 65-vjeçarja Berie Dedaj. Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e automjetit, Klodjan Osja. Një ditë më parë 25-vjeçari Alfred Muçdemi emigrant në Itali, mbeti vdekur pasi humbi kontrollin e drejtimit të makinës në aksin rrugor Tepelenë-Bëncë e për pasojë përfundoi jashtë rrugës.Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë pasdites së të hënës në një aks të rrugës së Kombit, me pasojë 8 persona të plagosur. Më herët gjatë javës dy persona humbën jetën në dy aksidente rrugore të ndodhura në Berat e Librazhd, ndërsa një tjetër u plagos në Fier. Një tjetër është shënuar në unazën e qytetit të Librazhdit, ka gjetur vdekjen 58-vjecari Kristo Roçi, për shkak te humbjes se kontrollit te automjetit. Ne shumicën e rasteve, polica ka evidentuar si shkak, shpejtësinë tej normave te lejuara ne qarkullim.

Recommended