Shiroka, plazhi që nuk frekuentohet më - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pamjet që vijnë nga plazhi i Shirokës në Shkodër. Dikur destinacioni i shkodranëve, sot buzë liqenit kanë bërë vend bagëtitë dhe grumbujt e mbeturinave. Imazhi i fshatit buzë liqenit të Shkodrës prishet edhe nga rrënojat e ndërtimeve pa leje të shembura më shumë se një vit më parë. Banorët e vjetër të Shirokës, mes nostalgjisë  shprehin keqardhjen për shkatërrimin e bregut të liqenit. Flora dhe fauna e zonës po zhduket nga gjuetia e paligjshme dhe nga shkatërrimi i Sherbelës në malin e Taraboshit, bima që ka sjellë ndër vite të ardhura për familjet e fshatit. Nëse vazhdohet me këto ritme të ndotjes dhe shkatërrimit, plazhi i Shirokës rrezikon të zhduket nga harta turistike e zonës së Shkodrës duke larguar edhe këta pushues besnikë të mbetur buzë liqenit.

Recommended