Biznesi vendas: Paketa fiskale në kundërshtim me zhvillimet ekonomike - Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biznesi vendas kritikon draftin e paketës fiskale për vitin 2016 .
Konfindustria i kërkon ekzekutivit dhe vendimarrjes politike të gjitha krahëve në komisionet e Kuvendit të Shqipërisë të hapin pa vonesë debatin me grupet e interesit me qëllim përmiresimin e draftit të Paketës Fiskale 2016 .
Sipas biznesit drafti i paketës fiskale është në kundërshtim me interesat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, prodhimit vendor, mjedisit te biznesit dhe pengues edhe për vetë synimet afatshkurtra buxhetore të Qeverisë.
Ndërlikimi i i sistemit fiskal dhe rritja e pragut për biznesin e vogël sipas Konfindustrisë do të shtojë trysninë per evazion fiskal dhe korrupsion.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/biznesi-vendas-paketa-fiskale-ne-kundershtim-me-zhvillimet-ekonomike/