Fondet e papërdorura, Qeveria nis rialokimin, 27 mln lekë i shtohen Ministrisë së Brendshme

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të mos djegur fondet që institucionet shtetërore nuk kanë arritur t?i përdorin dhe kryesisht ato të investimeve publike, qeveria po bën rialokimin e tyre drejt projekteve që kanë ecuri më të mirë. Në mbledhjen e fundit te Këshillit te Ministrave u vendos qe të rriten fondet për ministrinë e Brendshme, për emergjencat e dimrit dhe për rehabilitimin e infrastrukturës së dëmtuar.
Dy muaj përpara mbylljes së vitit buxhetor qeveria ka nisur të bëjë rialokimin e fondeve të papërdorura drejt projekteve me ecuri më të mirë, me qëllim mos djegjen e tyre.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u vendos që të shtohej me 27 milionë lekë fondi për ministrinë e Punëve të Brendshme.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/qeveria-nis-rialokimin-27-mln-leke-i-shtohen-ministrise-se-brendshme/

Recommended