Rama: Krenar për origjinën e Nënë Terezës, Klosi: Ligj për vullnetarizimin

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në sheshin ?Shën Pjetër? në Vatikan, në 19 tetor të 2003 Papa Gjon Pali 2 shpalli lumturimin e nobelistes së Paqes Nënë Terezen. Nga ajo ditë, sot kanë kaluar 12 vite dhe lumturimi i Anjeze Gonxhe Bojaxhi me vendim të qeverisë është kthyer në festë kombëtare. Në aktivitetin e organizuar me këtë rast kryeministri Edi Rama u ndal tek rëndësia e vullnetarizimit duke u shprehur se përfitimi prej tij është i madh.
Edi Rama: Kur është fjala për të qenë vullnetar për një kauzë të madhe apo të vogël, po në thelb çdo kauzë që i shërben qoftë dhe një njeriu të vetëm, është e madhe sa vet njerëzimi. Jemi sidoqoftë të thirrur të mbartim përkushtimin dhe vetëmohimin që rrezaton në madhështi figura dhe rruga e Nënë Terezës.
Iniciativat vullnetare në vend ende nuk janë kulturë dhe për t?i shndërruar si të tillë, qeveria shqiptare do të hartoj një ligj të posacëm.
Blendi Klosi: Në këtë ditë në përkujtim të Nënë Terezës. Kur më mirë se sot, mund të bëjmë sadopak nga puna e kësaj gruaje të madhe, që e bëri të njohur vendin tonë në të gjithë botën, duke nisur së bashku punën për hartimin e ligjit të vullnetarizmit.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910. Humanistja e njohur shqiptare është fituese e çmimit Nobel për Paqen në 1979 për kontribun dhe përkujdesjen e saj për njerëzit në nevojë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kryeministri-rama-krenar-per-rrenjet-shqiptare-te-bamireses-nene-tereza/

Recommended