Lumi Gjanica përmbyt 200 banesa e biznese, PD nis akuzat ndaj qeverisë

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

200 shtëpi dhe biznese janë përmbytur në Fier. Lumi Gjanica ka vërshuar fuqishëm duke dalë nga shtrati, duke vërshuar rrugëve të qytetit.Banorët janë në panik, ndërsa Shtabi i Emergjencave është në terren për të marrë masat. Partia Demokratike nëpëmjet deputetëve të zonës kanë akuzar qeverinë se në vend të masave ka shpërdoruar fondet duke lënë jashtë funksionit hidrovorët.
Kanë mjaftuar reshjet e 24 orëve të fundit që 200 banesa dhe biznese në Fier të përmbyten.
Lumi Gjanica ka dalë nga shtrati dhe ekspertët e Shtabit të Emergjencave raportojnë se prurjet e lumit janë më të mëdha se vitet e tjera, duke qenë një këncënim serioz për përmbytjet me masive.
Banorët janë në panik, ndërsa tregojnë se Gjanica ka dalë në shtratin e vjetër pas 50 viteve.
Po kjo situatë e krijuar nuk ka lënë indienferente politikën.
Deputeti i PD-së, Kozma Dashi, akuzon qeverinë se nuk ka qenë efiçente në marrjen e masave, por ka shpërdoruar fondin prej 160 milionë dollarë.
Kozma Dashi: ?Qeveria që në fillim fare lançoi që do të orientonte 160 milion dollarë për kullim vaditje, nga këto në vitin e parë 8 milion, në të dytin gati 10 milion dhe mendoni sa larg jemi?.
Situata e krijuar ka aktivizuar Shtabin e Emergjencës, të cilët kanë ngritur prej ditësh grupe pune për të monitoruar dhe për të marrë masat në rast se përmbytjet vijojnë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjanica-permbyt-shtepi-dhe-biznese-ne-fier-lagje-te-tera-nen-uje-dhe-ne-vlore/