Projekti i qeverisë, rroga e mësuesve rritet 4 mijë lekë

  • 9 years ago
TIRANE- Qeveria dhe Ministria e Arsimit kanë parashikuar që rrogat e mësuesve do të rriten me 20 deri në 40 mijë lekë të vjetra. Rritja nuk do të fillojë në vitin 2016-t por duke filluar nga 1 janari i vitit pasardhës. Kështu parashikohet që paga mesatare e një mësuesi në arsimin e mesëm të ulët në 1 janar të 2017-s, të jetë 55 mijë lekë. Aktualisht paga e një mësuesi të arsimit të mesëm të ulët është rreth 52 mijë lekë.

Gjithashtu parashikohet që edhe pagat e mësuesve të arsimit të mesëm të rriten. Sot paga e një mësuesi në shkollat e mesme është rreth 56 mijë lekë, ndërsa duke filluar nga 2017-a, qeveria ka parashikuar që të shkojë 62 mijë lekë, pra paga mesatare pasi pritet të ketë dhe rrha më të larta. Për herë të fundit pagat e arsimtarëve janë rritur në vitin 2013-t.

Recommended