Fier, i moshuari vret bashkëshorten e qëlloi me gurë peshoreje në kokë

  • 9 years ago
FIER ? Grindja mes një çifti të moshuarish në Fier, ka përfunduar në një tragjedi për familjen. Arqile File 60 vjeç pas debateve të ashpra, ka goditur me gurin e peshores gruan e tij, Antigoni File, 65 vjeç duke e lënë të vdekur në vend.

Ky krim në familje ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen 15 tetori në Fier, por ajo u zbulua sot nga vajza e familjes File. 65-vjeçari ka mbajtur për më shumë se 24 orë kufomën e bashkëshortes së tij në banesë. Vajza e tyre, e cila jeton në Tiranë ka shkuar për vizitë tek prindërit, por babai nuk e ka hapur derën e shtëpisë. Kjo ka detyruar të renë që të lajmërojë Policinë e Fierit.

Rreth orës 18:00 efektivët kanë gjetur të pajetë 60-vjeçaren Antigoni File, dhe dyshohet se ajo ka humbur jetën prej mbrëmjes së djeshme.

Autori është arrestuar nga Policia e Fierit, ndërsa sipas burimeve mësohet se i moshuari ishte konsumues i rregullt i alkoolit si dhe prej kohesh vuante nga depresioni. çifti ka dy fëmijë, ndërsa viktima mësohet se ishte një shitëse ambulante.

Recommended