Studentët serbë në Tiranë , sot në "Elbasan Arena" - Ora News - Lajmi i fundit

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Studentët serbë të cilët do të ndjekin ndeshjen Shqipëri-Serbi në Elbasan Arena janë pritur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe 60 studentë shqiptare, ku dhe do të akomodohen në familjet e tyre.
?Gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë, 60 studentët serb, do të shoqërohen nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, Sr?an Verbi?, si dhe koordinator dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë.
Për t?i uruar mirëserardhjen Ministrit Verbi? dhe studentëve serb, Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, i rezervoi atyre një pritje në vilën qeveritare 31.
Në agjendën e vizitës së studentëve serb, është parashikuar edhe pritja e tyre nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe aktivitete të tjera kulturore e më pas ndjekja e ndeshjes në ?Elbasan Arena? së bashku me bashkëmoshatarët e tyre shqiptar?, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/60-studentet-serbe-priten-nga-ministrja-lindita-nikolla/