Gjiknuri: FMN, BE dhe BB na kërkuan të zgjidhim ngërçin me CEZ

  • 9 years ago
TIRANË - Qeveria shqiptare ka qenë nën trysninë e ndërkombëtarëve dhe të FMN-së për prishjen e marrëveshjes me kompaninë CEZ. Deklarata vjen për herë të parë nga ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri i cili ka deklaruar se qeveria kishte trysni për të pranuar një marrëveshje pa konflikte me kompaninë çeke.

?Që marrëveshja me kompaninë shtetërorë çeke, sepse pse përzihet dhe shteti aty sepse nuk janë të ndara gjërat, nuk është thjeshtë një marrëveshje komerciale por është kompania shtetërore çeke që u soll si u soll në Shqipëri nuk po i hyj asaj historie tani, krijoi një problem shumë të madh për sektorin energjetik, krijoi një problem shumë të madh në gjithë raportet me gjithë donatorët dhe financuesit e sektorit energjetik dhe pa u mbyllur kjo çështje në mënyrë miqësore siç e ka thënë, se ne nuk e morëm vetë këtë vendim se dolëm kështu u çuam një ditë dhe gjetëm një gjyq aty dhe të shkojmë apo jo, qe një kërkesë e FMN-së Bankës Botërore, Bashkimit Evropian të gjithë institucioneve zgjidhni sa më shpejt në mënyrë miqësore konfliktin me CEZ në mënyrë që të hapen fondet e investimeve në Shqipëri në sektorin energjetik. Përfshirja e institucioneve ndërkombëtare apo kritikat ndaj tyre, janë pikërisht për të kompleksuar rolin aq të domosdoshëm që ato kishin në arritjen e asaj marrëveshjeje dhe progresin që ka sektori energjetik?, tha ministri.

Përgjigjja e ministrit erdhi pas pyetjes së deputetit demokrat Genc Ruli mbi seancën dëgjimore të pak ditëve më parë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese të drejtorit ekzekutiv të Sekretariatit të Komitetit të Energjisë në Vjenë Janez Kopac, ku u deklarua se pohimet e tij mbi kushtëzimin e statusit ishin kundërthënëse me atë të Ambasadës çeke.

Ministri tha se falë marrëveshjes janë ?200 milion dollar të kontraktuara dhe pritet edhe një tjetër paketë vetëm në sektorin e shpërndarjes?.

Projektligji për eficencën e energjisë
Më herët ministri Gjiknuri prezantoi në komision projektligjin për eficencën e energjisë ku tha se ministria ka në plan zbatimin e projektit fillimisht me institucionet shtetërore, duke ulur konsumin e energjisë elektrike.

?Ky plan parashikon të nisë me projekte konkrete, fillimisht me zbatimin e projektit pilot në zonën e qytetit ?Studenti? në periferi të Tiranës, dhe më pas do të vijojë me godinat e institucioneve publike?, - tha Gjiknuri.

?Projektligj, -theksoi kreu i Energjetikës,- është hartuar me asistencën e komunitetit Evropian dhe kontributin e ekspertëve të energjisë të BE-së.

?Ligji për efiçencën është një hap i nevojshëm, i cili padyshim do të ndiqet prej shumë zhvillimeve të tjera në sektorin energjetik ?, tha ministri Gjiknuri.
Komisioni miratoi me shumicë votash nen për nene dhe në parim projektligjitn ?Për eficiencën e energjisë.

Recommended