I riu nga Korça vritet në Elbasan, qëllohet disa herë me thikë - Ora News- Lajmi i fundit

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një i ri nga Korça ka gjetur vdekjen pas një konflikti me thika në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites së sotme pranë stadiumit të qytetit ?Elbasan Arena?, ndërsa viktima është Gentian Bajraktari, 21 vjeç.
Mësohet se i riu është qëlluar disa herë me thikë, ndërsa ka ndërruar jetë në spital.
Dëshmitarë në vendngjarje kanë treguar se ?agresori ka kaluar me thikë në dorë mes lagjeve?.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit vetëm pak minuta pas ngjarjes së rëndë, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti i tij.
Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të vrasjes së të riut.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/i-riu-nga-korca-vritet-ne-elbasan-qellohet-disa-here-me-thike-pas-nje-konflikti/

Recommended