Për një javë dy mijë të sëmurë nga gripi

  • 9 years ago
Rritet numri i të prekurve nga gripi. Gjatë javës së kaluar janë paraqitur 1 870 raste të reja, ndërkohë që në 14 prej tyre është konfirmuar prania e gripit të derrit, H1N1. Sipas të dhënave më të reja nga Instituti i shëndetit publik, që nga fillimi i sezonit e deri tani janë paraqitur 5 400 persona me simptoma gripi, tek 47 prej të cilëve është konfirmuar prania e gripit të derrit. Në shkollat dhe çerdhet që vizituam sot në Shkup, masat për mbrojtje nga grupi dhe higjiena për përgjithësi, respektohen. Punonjësit e tyre shprehen se nuk ka mungesa ndër nxënës apo fëmijë për shkak të gripit.

"Nuk është vërejtur një situatë e tillë mungese aq masive nga mësimi, kështu që nuk besoj se mund të thuhet, se ka grip në kufijtë e epidemisë. Gjithçka është normale, edhe mungesat janë normale", tha Bllagica Mihajllova, mësuese në shkollën "Ismail Qemali".

"Gjendja momentale në kopshtin për fëmijë është e mirë, nuk kemi shumë mungesa fëmijësh. Prej grupeve mungojnë nga disa fëmijë, por kjo nuk përbën sinjal për mungesa më të mëdha. Unë jam duke e ndjekur gjendjen te fëmijët dhe ajo është e mirë", deklaroi Liljana Stojanovska, infermiere në kopshtin për fëmijë 'Snezhana'.

Edhe një pjesë e fëmijëve që takuam shprehen se e mirëmbajnë higjienën. Ata thonë se i lajnë duart me rregull, madje kanë sjellë me vete edhe sapunë, për t'iu ruajtur gripit.

"Është pastër. Këtu nuk ka sapun dhe duhet të marr nga klasa... Nuk ka grip", u shpreh një nxënës.

Sipas kontrolleve të bëra nga Inspektorati i Shëndetësisë, në 347 institucione arsimore nuk ka pasur devijime nga rekomandimet për mirëmbajtjen e higjienës. Raporti i tyre tregon se edhe në mjediset rurale, nuk mungojnë sapunët dhe mjetet e tjera dezinfektuese. Bojana Simonoviq

Recommended