Ikja tragjike tragjike e Tërshanës Motra: Artisti që u harrua nga shteti

  • 9 years ago
Tonin Tërshana, artisti 68 vjecar ndërroi jetë vetem 3 dite pasi kishte hyre ne shtepine e tij te re, te dhuaruar nga bashkia e Tiranës. Familjaret rrefejne jeten e veshtire te kengetarit, shendeti I te cilit u rendua shume pas humbjes se vajzes se tij, por edhe harreses se qeverive nder vite.

Mbrëmë Tonin Tërshana ndërroi jetë në moshë 68-vjeccare. Iku papritur nga kjo jetë, dhe, vetëm dy ditë më parë në spital, ndërsa merrte serumin këndonte këngen ?Erdhi pranvera?. Kështu rrëfen i vëllai i bashkëshotes së tij

Nga shtëpia me qira e një banese në katin përdhes të një vile në periferi të Tiranës , ku mezi hyn drita e diellit, para tre ditësh familja e tij ishte transferuar për në banesën e re sociale, që iu dhurua këngëtarit Tonin Tërshana nga kryetari bashkisë Erion Veliaj. Priste të bëhej mirë dhe të vinte në shtëpinë e re, por fati nuk deshi. Këngëtari Tërshana, u fut në shtëpinë e re me arkivolin e mbuluar me lule.

E motra e Toninit rrëfen jetën me halle dhe brenga të artistit, duke u shprehur se Tonin Tërshana ka vuajtur gjithe jetën e vet, që në fëmijëri kur babai e la jetin të vogël e deri kur mbeti pa punë. Pastaj brenga për vdekjen e së bijës në moshë të re 39 vjece, e mposhti pasi vuajtjte iu shtuan duke qenë i lënë pas dore nga shteti.

Homazhet shtetërore do të mbahen nesër në Radiotelevinin shqiptar, ndersa familjaret po presin mberritjen e te afermeve te tjere nga Amerika.

Recommended