Fier, i burgosuri 22-vjeçar në prag të vdekjes, familjarët: Lirojeni!

  • 9 years ago
FIER - 22-vjeçari Artur Meçe pak kohë më parë u dënua nga drejtësia me 5 vite për armëmbajtje pa leje. Pas përkeqësimit të shëndetit, i riu që vuan dënimin në burgun e sigurisë se lartë ne Fier u diagnostikua me sëmundjen e kancerit. Në një protestë përpara godinës së burgut familjarët i kërkojnë presidentit lirimin e Arturit, protestë së cilës i janë bashkuar dhe bashkëvuajtësit e 22-vjeçarit në këtë burg, duke refuzuar vaktet e ushqimit.
...
Familja Meçe nga Mbrostari i Fierit kërkon lirimin e djalit 22-vjeçar nga burgu, pasi ai rezulton i sëmurë me kancer. Artur Meçe vuan dënimin me 5 vite për armëmbajtje pa leje në burgun e sigurisë së lartë në Fier. Të afërmit të mbështetur edhe nga banorë të fshatit Mbrostar i bëjnë apel institucioneve të burgjeve dhe Presidentit të Republikës, që i riu ti kalojë ditët e mbetura pranë familjes.

Nëna e 22 vjeçarit, Mimoza Meçe tregon se doktorët e kanë diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Gjyshërit e të riut kërkojnë që nipi të kthehet në shtëpi, të paktën një muaj për tu çmallur me njerëzit e tij.

Ndërkohë, mësohet se edhe të dënuar të tjerë në burgun e Fierit janë solidarizuar me këtë kërkesë. Ata nuk pranojnë të marrin vaktet e ushqimit deri sa t?i jepet leje 22-vjeçarit të sëmurë me kancer.

Në një reagim të sajin, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se për këtë kërkesë ka vënë në dijeni Gjykatën dhe Prokurorinë dhe familjarët janë sqaruar për situatën. Po ashtu drejtoria sqaron se Artur Meçi nuk ka pranuar të hospitalizohet në Spitalin e Burgjeve, por në shtëpi.

Recommended