Prenga:Pas vendimit të gjykatës do dorëzoj mandatin e deputetit

  • 9 years ago
TIRANE - Armando Prenga ka deklaruar teksa priste vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për masën e arrestit se, ?pas vendimit përfundimtar të gjykatës do të dorëzoje mandatin e deputetit?.

Prenga është shprehur i pakënaqur edhe me trajtimin në qeli. ?Nuk jam në qeli VIP, më kanë futur në një bodrum ku nuk ka asgjë?, u tha gazetarëve të cilët e pyetën nëse e kishte parë ndeshjen Shqipëri - Portugali.

Gjykata e Lartë vendosi ?arrest me burg? për deputetin Armando Prenga, i përfshirë në konflikt me familjen Cali, para Komisariatit të Policisë Laç mbrëmjen e 4 shtatorit.

Para Kolegjit Penal, Prenga nuk ka pranuar akuzat e prokurorisë. Ai tha para gjykatës se akuza nuk ka administruar provat në vendngjarje, ku u kërcënua me jetë nga Gjergj Cali.

Prenga pranoi se ka qëlluar në ajër për vetëmbrojtje me armën që mbante me leje. Më pas ai shtoi se, armën e ka pastruar. I marrë në cilësinë e të pandehurit, deputeti Prenga mohoi akuzën e prokurorisë së është përfshirë në konfliktin me armë para komisariatit. Ai tha se nuk ka përdorur në asnjë moment armë pa leje.

Në dalje të gjykatës, Prenga nuk pranoi të prononcohej për mediet. Ndërsa për përfaqësuesin e tij ligjor, Baftjar Rusi provat e akuzës nuk justifikojnë masën e arrestit me burg.

Gjykata jep arrest me burg për Prengën, avokati: Nuk ka prova

Gjykata e Lartë ka dhënë masën e sigurisë ?arrest me burg? për deputetin Armando Prengën. Gjykata e vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e deputetit nga policia me akuzën e plagosjes, kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Prenga u paraqit në mesditë në gjykatë ndryshe nga paraqitja në Komisionin e Imunitet. Në dyert e gjykatës, Prenga ishte i buzëqeshur. I veshur me kostum gri, por pa kravatë, Prenga u përpoq të fshinte pranga duke mbajtur xhaketën të hedhur mbi duar.

Përveç Prengës, në gjykatë janë paraqitur edhe të akuzuarit e tjerë të përfshirë në këtë çështje. Seancat gjyqësore për masat e sigurisë zhvillohen me dyer të mbyllura (pa praninë e medies) ndërsa i pari që çeli këtë proces ishte Gjergj Cali, ndaj te cilit Gjykata vendosi te vlerësoje të ligjshëm arrestin dhe te vendosi masën "arrest me burg". I pyetur nga gazetari Arsen Rusta se si ka ndodhur ngjarja, Cali deklaroi ne dalje te gjykatës:

Cali: ?Më lanë në burg se kam sulmuar shtetin. Më kanë vrarë në polici brenda"
Gazetari: Keni kërkuar ndihmë tek policia dhe Tahiri?
Cali: "Tek Saimir Tahiri"
Gazetari: Cfarë ju tha?
Cali: "Më ka thënë të tana punët i ke në rregull".

17:10 Prenga në gjykatë: Nuk jam përfshirë në konflikt
Gjatë seancës me dyer të mbyllura ku u përcaktua masa ?arrest me burg? për Armando Prendën, deputeti ka deklaruar se nuk është përshirë në konfliktin e ndodhur para ambientit të Komisariatit të Policisë Laç.

?Nuk jam përfshirë në konfliktin para Komisariatit. Prokuroria s?administroi provat kur më kërcënuan?, është shprehur Prenga. Deputeti thotë se, është përfshirë vetëm në konfliktin me Gjok Calin duke sqaruar: ?Qëllova në ajër me armën me leje, më pas e ...

Recommended