Tritol biznesit të ish-kreut të komunës Gruemirë, Burgaj fajëson Stërkaj

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sasi lëndë plasëse, e dyshuar si tritol është vendosur në biznesin privat të ish-kreut të komunës Gruemirë në rrethin e Malësisë së Madhe.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës dhe kanë qenë banorët perreth që kanë dëgjuar shpërthimin dhe kanë njoftuar ish-kryekomunarin Asim Burgaj dhe policinë e shtetit.
Personat që kanë vendosur lëndën plasëse në qepenat e subjektit në fjalë, kanë pasur kohën e mjaftueshme për t?u larguar pa u parë nga askush, pasi biznesi ndodhet në fshatin Vrakë, në rrugën kryesore Shkodër-Han i Hotit.
Fatmirësisht shpërthimi nuk shënoi të lënduar por vetëm dëme të lehta materiale, ndërsa policia nisi hetimet për të zbardhur ngjarjen në fjalë.
Vetë ish-kryekomunari Burgaj në një prononcim për mediat, shigjetoi eksponentë të së majtës në Malësi të Madhe si të lidhur me këtë shpërthim, të cilët drejtohen tha ai nga deputeti Paulin Sterkaj.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/tritol-nje-biznesi-ne-vrake-te-malesise-se-madhe-vetem-deme-materiale/

Recommended