Çelet dita e parë e Takimit të Paqes Papa:S'duhet t’i dorëzohemi luftës

  • 9 years ago
TIRANE - Ka nisur sot pasdite konferenca 28-­të Ndërkombëtare për Paqen. Takimi organizohet nga Komuniteti Sant?Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.

Tirana do të jetë për tri ditë 'kryeqyteti i gjithë botës besimtare', si vendi i paqes dhe harmonisë fetare. Paqja, toleranca fetare dhe dialogu do të jenë kryefjala e takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen, i cili u çel këtë pasdite në Tiranë dhe do të vijojë edhe në datat 7 dhe 8 shtator, në përkujtim të 20-vjetorit të përfundimit të luftës së fundit në Ballkan.

Papa Françesku mesazh paqeje: Jam mirënjohës që zgjodhët Shqipërinë

Në takim u lexua edhe mesazhi i Papa Françeskut, i cili nuk nguroi ta quajë edhe njëherë pas vizitës së tij, Tiranën, një kryeqytet të bashkëjetesës fetare.

?Jam mirënjohës që zgjodhët Shqipërinë. Të jetojmë së bashku në paqe, është e mundur. Nuk duhet t?i dorëzohemi luftës, paqja është e mundur. Besimi i mirëfilltë sjell paqen. Nga Shqipëria mund të lindë një profeci e re paqeje. Nuk duhet të qëndrojmë indiferent para atyre që vuajnë nga dhuna dhe lufta. Dhunë është edhe kur ngre mure dhe pengesa, për ata që kërkojnë një vend paqeje?, thuhej në mesazhin e Papa Françeskut. - See more at: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/-elet-dita-e-par--e-takimit-t--paqes-papas--39-duhet-ti-dor-zohemi-luft-s-313685.html#sthash.Afffso2q.dpuf

Recommended