A1 Report - Në 18 dhjetor hyn në fuqi patenta me pikë, ja ndryshimet në Kodin Rrugor

  • 9 years ago
TIRANË - Nga data 18 dhjetor hyn në fuqi formati i ri i lejes së drejtimit të automjeteve, duke parashikuar ndryshime thelbësore për marrjen dhe mbajtjen e patentës. Në bazë të ndryshimeve të reja në Kodin Rrugor do të implementohet sistemi i patentave me pikë, e po ashtu drejtuesit e rinj të mjeteve mund të marrin leje drejtimi të posaçme për mjetet me marshe automatike.

?Më 18 Dhjetor ndryshon formati i lejes së drejtimit, pra ne nuk kemi më një leje drejtimi me 8 kategori por do kemi një leje drejtimi e cila është me 13 kategori. Këtu qytetarët do të kenë disa risi pra futet makina me kambio automatik, është futur patenta me pikë. Do të bëhet një pyetësor i ri, do të bëhet dhe një sistem regjistrimi nga e para pasi në Tiranë ka qenë një sistem regjistrimi diskriminues?, u shpreh Gjinaj.

Në një intervistë për A1 Report drejtuesi i Shoqatës së Autoshkollave në Tiranë Tonin Gjinaj thotë se ndryshimet në Kodin Rrugor nuk janë të plota por arnime që u bëhen ligjeve në vend. Ai e cilëson shqetësues ndryshimin ligjor për dhënien e ndihmës së pare, ndërsa vlerëson si pozitiv penalizimin për ata që mbajnë fëmijët në sediljen e parë.

?Ta sponsorizojmë atë shoqëri e cila merret me këtë punë por qytetarët nuk kanë pse të sorollaten 4 ditë. Ne këtu do qëndrojmë shumë, nuk ka pse qytetarët shqiptarë të sorollaten sa lartë e poshtë për të marrë një leje drejtimi?, - tha Gjinaj.

Aksioni qeveritar për formalizmin e biznesit mirëpritet. Kreu i shoqatës së Autoshkollave thotë se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit në të kundërt nuk përjashtohen edhe protesta.

?Dua të përshëndes vendimin e kryeministrit për formalizimin e biznesit pasi dhe autoshkollat janë biznes. Kështu që ne ka vite që kërkojmë dhe kemi ngrit zërin që para ligjit të jemi të gjithë të barabartë por ka pasur dhe autoshkolla fantazëm?, - përfundoi drejtuesi i Shoqatës së Autoshkollave në Tiranë Tonin Gjinaj.

Recommended