PD padit në prokurori Vangjush Dakon për djegien e mbetjeve në Porto Romano

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike Durrës,Osman Stafa depozitoi sot, 4 shtator 2015, pranë prokurorisë së rrethit një padi kundrejt kryebashkiakut Vangjush Dako për akuzën e shpërdorimit të detyrës, dëmtim të shëndetit dhe dëmtim të ambientit.
Bëhet fjalë për gjendjen e mbetjeve urbane në zonën e Porto Romanos, për të cilën kreu i demokratëve durrsakë pak ditë më parë ishte pikërisht në këtë zonë duke denoncuar gjendjen e tyre.
Pas dorëzimit të dosjes përkatëse Osman Stafa tha se përgjegjës për situatën e krijuar në Porto Romano, është titullari i bashkisë Vangjush Dako.
?PD depozitoi denoncimin për ndotje të ambientit, dëmtim të shëndetit dhe shpërdorim detyre. Është në vijim të denoncimit që kemi bërë në lidhje me djegien e mbetjeve urbane në Porto Romano, bazuar në shqetësimin e banorëve. I takon prokurorisë të hetojë?- tha kreu i PD-së së Durrësit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-padit-ne-prokurori-vangjush-dakon-per-djegien-e-mbetjeve-ne-porto-romano/

Recommended