Statuja e “Nënë Terezës”, përfundon restaurimi, do të vendoset në Qafë Thanë
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me ne fund statuja e humanistes se madhe shqiptare Nënë Tereza pasi u hoq nga hyrja në aeroportin e Rinasit do te gjeje paqe ne nje vend te ri. Ministria e Kultures propozon rrethrrotullimin në Qafë Thanë, duke e afruar Monumentin edhe me vendin e lindjes se Nënë Terezës.
Statuja e Nënë Terezës e skulptorit Luan Mulliqi pasi u hoq nga aeroporti Nene Tereza rreth nje vit me pare eshte drejt perfundimit te restaurimit .
Për Ministrinë e Kulturës specialistët e Qëndrës së restaurimit të veprave të artit kanë një propozim për vendin ku mund të vendoset kjo statujë e Nënë Terezës.
Agim Rada: ?Gjendja e saj është shumë optimale, edhe shumë shpejt shqiptarët do ta shohin diku të vendosur tek rrethrrotullimi i Qafë Thanës. Ky është propozimi im, por kjo varet nga Ministria dhe qeveria. Nëse do më japin një variant tjetër unë do të jem prapë ai që do e zbatoj?.
Vendimi përfundimtar për vendin se ku do të qëndrojë statuja e humanistes shqiptare i takon Këshillit Kombëtar të Territorit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/kultura/statuja-e-nene-terezes-perfundon-restaurimi-do-te-vendoset-ne-qafe-thane/
Recommended