A1 Report - Peripecia e një gjobe, Qytetarët në sportel për 4 orë, heshtin drejtuesit

  • 9 years ago
Nëse shkel rregullat e qarkullimit në Tiranë, kjo mund të rikthehet në një peripeci që zgjat me orë të tëra deri në disa ditë.

Qytetarët që e përjetojnë këtë situatë janë me historitë e tyre që nisin prej orëve të para të mëngjesit dhe deri në disa dit pritje në radhë, për të tërhequr një patentë të bllokuar.

Por radha nuk mungon as në sportelin e gjobave, kamera jonë ka ndjekur hap pas hapi procedurën për të paguar një të tillë.

Por përballë fluksit të qytetarëve dhe afatit se nga nesër më 1 shtator atyre do t?i bllokohet automjeti nëse spaguajnë gjobat e prapambetura, shërbimi kryhet me një sportel.

Këto pamje flasin se si radha është kthyer në normalitet dhe interesit të medias se çfarë e krijon këtë situatë ju përgjigj drejtuesi i komisionit i cili sot kishte ditën e tij të parë në punë.

Recommended