A1 Report - Klosi në Dhërmi:"Shën Thanasi" do ndërtohet në një vend tjetër

  • 9 years ago
Kisha e Shën Thanasit do të rindërtohet dhe për këtë ministri i Mirqënies Sociale Blendi Klosi së bashku me kreun e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro kanë një projekt konkret.Projektin ministri e ka prezantuar sot gjatë një takimi me banorët e Dhërmiut si dhe gazetarë në rrënojat e kishës së shëmbur.

Sipas ministrit Klosi kisha që banorët njihnin si kisha e Shën Thanasit do të rindërtohet në një tjetër hapësirë dhe jo në vendin ku ajo ishte. Vendi ku ishte kisha tha Klosi në një bisedë telefonike për televizionin A1 Report do të ristudiohet historia së bashku me arkeologë dhe përfaqësuesit fetarë në mënyrë që ajo të ketë funksionin e një objekti kulti.

"Nuk pati asnjë incident nga ato që ju gazetarët zakonisht prisni. Ishte bashkëbisedim shumë i mirë dhe qytetarët realisht u njohën me projektin e qeverisë dhe se si do të duhet që ta promovojmë atë objekt shumë të rëndësishëm të trashgimisë tonë kulturore por po ashtu njohën edhe projektin e bashkisë Himarë, i cili jo vetëm do rindërtojë objektin në atë zonë po më shumë se kaq i afroj komunitetet e zonës 2 apo 3 pozicione të tjera ku ata mund të ndërtojnë kisha të tjera.