Itali, hapet muzeu i violinës në nder të violinistit Stradivari

  • 9 years ago
ITALI - Cremona, qyteti i lindjes së Stradivarit, në Itali, do të hapë muzeun e ri të violinës, që do të inaugurohet më 14 shtator të këtij viti.
Qyteti në veri të Italisë, në të cilin punonte Antonio Stradivari do të hapë një muze të ri, në nder të instrumentit të violinës të punuar prej tij.
Muzeu i Violinës, do të hapet më 14 shtator të këtij viti, ku vizitorët do të kenë mundësi të admirojnë krijimet e këtij instrumenti dhe punimet e tij në mënyrë artizanale.
Violinat do të jenë të ekspozuara në vitrina të sigurta dhe do të mund të dëgjohet edhe tingulli i tyre.
Violinisti Antonio De Lorenzi, riprodhimin e një violine 300 vjeçare të Stradivarit e krahasoi me rëndësinë e një afresku të pikturuar, apo me një pikturë shumëngjyrëshe.
Instrumentet e krijuara nga dora e Stradivarit, janë famozë, për tingullin vibrant, të ëmbël dhe harmoniozë.
Për të krijuar instrumentë të tillë, janë munduar edhe shumë të tjerë, por pa sukses, duke bërë që Stradivari të jetë i vetmi, i cili ka arritur të krijojë instrumentë që lëshojnë tinguj të magjishëm.

Recommended