Debati Merkel -- Steinbruck, pa fitues të qartë

  • 9 years ago
Dueli i parë dhe i vetëm televiziv mes dy kandidatëve për funksionin e kancelarit të Gjermanisë, Angela Merkel dhe sfiduesit tw saj, socialdemokratit , Per Shtajbrik , sipas sondazheve paraprake nuk ka sjellë asnjë avantazh të rëndësishëm për ndonjërin nga kandidatët. Shtajnbrik më shumë pikë ka fituar me përgjigjet e shpejta dhe të sakta në pyetjet e gazetarëve , ndërsa sipas analizave të " Deutsche Welle"-s, kancelaria Merkel , ka lënë një përshtypje të pa-përgatitjes, por ka qenë pak më agresive dhe më e matur. Në ballafaqimin televiziv 90 --minutësh, Shtajnbrik është përqendruar kryesisht mbi temat sociale dhe politike, si dhe sulmoi ashpër Merkelin në lidhje me politikën e saj përkrahëse ndaj Greqisë.

"Lëshimi i pakos së tretë të ndihmave për Greqinë, tregon se strategjia anti -krizë e kësaj qeverie ka dështuar. Ajo që mungon është një program strukturor, çfarë mungon është një impuls për rritjen dhe luftën e papunësisë tek të rinjtë ", tha Per Shtajnbrik , kandidat për Kancelar të Gjermanisë.
Por, Kancelarja hodhi poshtë kritikat e rivalit të saj .

"Ne nuk mund të ndihmojmë në qoftë se vetëm konstatojmë se Greqia është në krizë . Do të ndihmojmë nëse nxisim reforma ekonomike në vend. Duhet të jemi solidar, se përndryshe nuk do të mund të krijohen vende të reja pune", u shpreh Angela Merkel , kancelare e Gjermanisë.

Në debat është parashtruar edhe çështja e Sirisë. Të dy kandidatët njëzëri kundërshtuan ndërhyrjen gjermane në konfliktin sirian. Zgjedhjet në Gjermani do të mbahen më 22 shtator, dhe sipas sondazheve të mëparshëm shumica e qytetarëve ende nuk kanë vendosur cilit tia japin votën e tyre. Petar Bllazhevski

Recommended