Lezhë, vdes në maternitet 22-vjeçarja, shkoi për të lindur

  • 9 years ago
LEZHE- Një 22-vjeçare shtatzënë ndërroi jetë mesnatën e së hënës në maternitetin e qytetit të Lezhës. 22 vjecarja Lorena Imeri nga fshati Shullaz i rrethit të Kurbinit ishte shoqëruar nga familjarët për të lindur në maternitetin e Lezhës, por ka ndërruar jetë pa lindur foshnjen e saj në muajin e 9 të shtatzanisë. Familjarët akuzojnë mjekët se nuk kanë ndërhyrë në kohë dhe se e reja nuk kishte shfaqur asnjë komplikacion gjatë shtatzanisë. Nga ana tjetër, shefi i maternitetit në Lezhës, Llesh Marku tha se shkak i vdekjes së 22 vjeçares ka qenë një atak kardiak në momentin e nisjes së anestezise për ndërhyrjen kirurgjikale dhe hedh poshtë akuzat e familjarëve se gruaja ndërroi jetë për neglizhencë të mjekëve.

I VELLAI: KUR SHKOI NE SPITAL NUK KISHTE ASNJE MJEK
Klodian Cakoni vëllai i viktimës në një prononcim telefonik për tv A1 Report tregon ngjarjen.
"Në orën 22:00 të darkës motra ime ka shku në spitalin e Laçit për një konslutë dhe ato e kanë dërguar në spitalin e Lezhës. Në Spitalin e Lezhës ajo ka shku tu fol, dhe e shoqëruar nga i shoqi, vjehrri dhe vjehrra. Kanë hyrë brenda në spital dhe për një orë e gjysëm nuk ka pasur asnjë mjek. Më pas ka ardhur kirurgu i cili ka marrë motrën time Lorenën dhe e ka futur në sallën e operacionit. Punë 2 minutash ka dalë kirurgu dhe ka thënë se motra ndërroi jetë. Si ndërroi jetë?!"- thotë Cakoni.

Ai shton se 22-vjeçarja nuk ka pasur asnjë shqetësim kur ka shkuar në spital.

"Ajo nuk ka pasur asnjë shqetësim. Ka hyrë në spital duke folur, por nuk kishte asnjë mjek, vetëm mami dhe infermiere" - thotë Cakoni. Pas një orë e gjysmë, sipas tij e reja ka hyrë te salla e operimit nga ku ka dalë mjeku dhe ka deklaruar se 22-vjeçarja kishte vdekur.

FAMILJARET E VIKTIMES PROTESTOJNE PERPARA MORGUT
Pasi gruaja shtatzënë ka ndërruar jetë, ajo është dërguar menjëherë në morgun e spitalit të Lezhës për të kryer eskpertizën mjeko-logjore.Mëgjithatë, ndonëse 22-vjeçarja ndërroi jetë rreth orës 1 pas mesnate, eskpertët nuk kanë mbërritur ende. Ky fakt ka irrituar familjarët e saj, të cilët kanë protestuar pak minuta më parë, para ambjenteve të morgut të spitalit. Ata kërkojnë të bëhet eskpertiza mjeko - ligjore dhe të përcaktohet shkaku i vdekjes së saj, që deri tani mbetet ende mister.

Ekspertë nga Tirana kanë mbërritur në mesditë për kryerjen e eskpertizës mjeko ligjore dhe për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes së gruas shtatzënë. Familjarët kanë kërkuar tërheqjen e trupit për të kryer ceremoninë mortore, por personeli i morgut nuk ka pranuar pa u kryer më parë ekspertiza mjeko ligjore, e cila ka mbërritur disa orë me vonesë.

Recommended