Nëna e Bleonës: Hetoni Begzim Isën për zhdukjen e vajzës

  • 9 years ago
Bukurie Mata, nëna e Bleonës, ka hedhur dyshime të forta në atë kohë se vajza e tyre ishte rrëmbyer dhe se vetë vajzat që e shoqëronin Bleonën ishin në dijeni të këtij fakti. Dyshimet e familjarëve gjithnjë kanë rënë mbi Qamile Matën. Bukurie Mata, në një prononcim për televizionin A1 REPORT tha se lajmi i arrestimit të Begzim Isës është shumë i gëzueshëm për të pasi hedh dritë dhe shpresë në gjetjen e Bleonës. Bukuria shprehet se dyshimet e saj kanë qenë gjithnjë mbi 19-vjeçarin, pasi Qamilja është mbesa e tij. 5 vajzat vazhdimisht kanë deklaruar se Bleona u humbi nga sytë teksa ato kullosnin bagëtitë në mal, në komunën Zapod të Kukësit. (ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended