Pezullimi i 22 policëve në Vlorë, shkak parcela me 6700 rrënjë kanabis! Bashkëpunonin me punëtorët
  • 3 years ago
VLORË- Një parcelë prej 6700 rrënjë kanabis stativa është bërë shkak i pezullimit nga detyra i 12 oficerëve të policisë së qarkut Vlorë, ndërsa për 10 të tjerë janë marrë masa disiplinore. 22 efektivët e policisë janë penalizuar pas një analize të kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe mandej ka qenë vetë kryepolici Ardi Veliu, që ka marrë masa ndaj vartësve të tij.