Gjiknuri: Historike, zgjedhësit kanë në dorë të ndryshojnë renditjen e partisë për kandidatët
  • 3 years ago
Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri tha se sot përmbyllet një proces i rëndësishëm që ka të bëjë me Reformën Zgjedhore dhe Kodin zgjedhor, Ai ju përgjigja akuzave të dy opozitave, asaj në kuvend dhe asaj jashtë saj, duke thënë se lista hapen 100 % dhe se zgjedhësi ka mundësinë të ndryshojë edhe atë liste preferenciale nga partia për të cilën u tha se ishte e mbyllur . Në lidhje me pragun 1 %, Gjiknuri tha se kjo i jep mundësi partive që janë reale dhe jo atyre cironkave që duna të mbijetojnë nga partitë e mëdha. Ai shton se kandidatin tashmë nuk e mbron më renditja, por vota, dhe për këtë vendos elektorati.

"Ky është akti final që bën të mundur jetësimin e dispozitave kushtetuese. Arritëm një objektiv të madh historik, falë edhe presionit të faktorëve parlamentarë, për hapjen e listave. Që përveç partisë të votojë dhe kandidatin. Është arritje e madhe, revolucion i madh i ndikuar nga ndryshimet kushtetuese. Hapja sjell dhe rreshtimin e subjekteve zgjedhore, e kam fjalën për koalicionet. Hapëm listat, por mbyllëm koalicionet me mënyrën e vjetër. E keni dëgjuar, dhe dua të përgjigjem për disa pretendime. Pse çështja e koalicionit nuk është në kundërshtim me Kushtetutën. Opozita nxjerr modele që nuk ekzistojnë. I sfiduam për një model. Me muaj të tërë pritëm, pa dashje dje dolën me një model për të larë duart, për të thënë që bëmë përpjekjen, por model të tillë s?ka. Partitë apo koalicionet shkojnë me listë të përbashkët, e kompozojnë siç duan vetë. Nëse është barazi gare, atëherë partitë garojnë baras. Çdo gjë tjetër është taktikë elektorale, dhe për të vijuar vullnetin e zgjedhësve. Së dyti, a është në përputhje, hapja në përputhje me Kushtetutën. Kushtetuta thotë, zgjedhësi voton për partinë dhe individin në listë. Janë partitë institucione të rëndësishme demokratike. Demokracia nuk njeh formë tjetër veç partive. Ndryshe do shkonim në kaos. Partitë janë ato që garojnë me listë. Elektorati tashmë ka mundësi të ndryshojë renditjen.
Recommended