Top News - Rritet niveli i rrezikut/ Parisi mbyll baret e restorantet
  • 3 years ago
Parisi do të mbyllë të gjitha baret plotësisht, nga e marta ndërsa qeveria franceze rrit alarmin për koronavirusin në qytet në maksimum pas një periudhe rritjeje të vazhdueshme. Detajet e plota do të njoftohen gjatë ditës dhe kufizimet do të zgjasin për të paktën dy javë, njoftoi zyra e kryeministrit Jean Castex.

Të dielën, franca raportoi 12565 raste të reja të covid 19. Kjo vjen pasi qyteti i Marsejës mbylli baret dhe restorantet javën e kaluar.

Niveli maksimal i rrezikut në francë, hyn në fuqi kur shkalla e infektimevë në një lokalitet kapërcen 250 për 100 mijë banorë dhe të paktën 30 për qind e shtretërve në terapi intensive janë të zënë nga pacientë me covid 19. Këto masa, ta domosdoshme për të luftuar përhapjen e virusit, do të aplikohen në paris dhe tre rajone të tjera përreth tij për dy javë ? tha zyra e kryeministrit.

Restorantet në qytet duhet të marrin masa të reja sanitare në mënyrë që të rihapen dhe leksionet në universitete duhet të mbahen me auditorë gjysmë të mbushur. Por restorantet dhe lokalet që shërbejnë ushqim dhe alkool mund të qëndrojnë të hapura për sa kohë që ato regjistrojnë detajet e kontakteve nga klientët dhe mbyllin dyert në orën 22.00. Ndërkohë puna nga shtëpia duhet bërë prioritet më shumë se kurrë ? thuhet në deklaratë. Franca është përballur me një rritje infeksionesh që nga fundi i gushtit. Qeveria thotë se nuk do të urdhërojë një tjetër izolim por do të marrë masa më të ashpra në qytetet ku virusi është në qarkullim aktiv.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#France#JeanCastex.#TopChannel
Recommended