Johnson: Dimër i vështirë/ “Britania do të përjetojë një rrugë plot me tronditje ndaj Covid-19”
  • 3 years ago
Në intervistën e parë televizive pas shumë kohësh, duke folur për BBC, Kryeministri Boris Johnson, e përshkroi luftën e Britanisë kundër coronavirusit si një rrugë plot me tronditje, e cila do vazhdojë të na shkaktojë një dimër të vështirë deri në Krishtlindje, madje përtej këtij viti.


Duke shprehur shpresën për mposhtjen e Covidit, ai përmes një mesazhi kontradiktor, i bëri thirrje publikut britanik ?të veprojë pa frikë por duke përdorur llogjikën?.

Duke shpjeguar qasjen e qeverisë së tij ndaj semundjes, Boris Johnson tha se ajo ishte e balancuar mes shpëtimit të jetëve njerëzore dhe mbrojtjes së ekonomisë së vendit. Në një intervistë të sikletshme, kryeministri e pranoj se ka pasur një problem teknik gjatë kësaj jave në përllogaritjen e numrit të infekturave, ku shifrat e të shtunës në mbrëmje ishin sa dyfishi i një ditë më parë, një problem i ndeshur edhe më herët në muajit e para të pandemisë, ky i pa aftësisë së çuditshme të qeverisë për një aritmetikë të thjeshtë të mbledhjes dhe përllogaritjeve të shifrave.

Opozita laburiste e cila me udhëheqësin e saj të ri, Sir Kier Stammer, është përpara në sondazhet e opinionit publik jo vetem si udhëheqës, por edhe si parti, e cilësoi intervistën e Boris Johnson si një shans të humbur për të ofruar një strategji serioze për të rritur besimin tek publiku, duke shtuar se moskompetenca e kryeministrit po e mban peng Britaninë. Ajo çka analistët lexojnë nga kjo intervistë e kreut të ekzekutivit britanik është një dyzim mes optimistit dhe pesimistit në prononcimet e Boris Johnson për pandeminë.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BorisJohnson,#BBC#TopChannel
Recommended