Firma maqedonase Mavrovo nuk paguan punetoret - (28 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Çështja e shpërndarjes në kohë të rrogave për punëtorët shqiptarë nga firmat ndërtuese të segmenteve të Korridorit 8, vazhdon të jetë shqetësuese. Ky problem ekziston dhe për të punësuarit nga firma maqedonase Mavrovo, që punon në segmentin rrugor Qukës-Librazhd.

Sipas punëtorëve firma maqedonase ka krijuar probleme për likuidimin e rrogave që fillojnë nga Shtatori i vitit të kaluar e deri më sot. Veç kësaj firma Mavrovo, nuk i ka paguar punëtorëve shqiptar sigurimet shoqërore dhe kjo ka detyruar mjaft prej tyre të largohen nga puna. Për këtë situatë drejtuesit maqedonas ia hedhin fajin firmave shqiptare, ndërsa drejtuesit e këtyre të fundit, deklarojnë se fondet për ta nuk lëvrohen në kohë.

Drejtuesit e Mavrovos, nuk pranuan të prononcohen rreth kësaj çështje për TV Klan. Ndërsa njëri prej punëtorëve në segmentin Qukës-Librazhd shprehet.

?Kam punuar me firmën Mavrovo 8 muaj, mirëpo lekët nuk i kam marrë. U detyrova, që pas 8 muaj të ikja nga puna. Një person nga Tirana që ishte lidhur me maqedonasit, nuk na sillte lekët në kohë, që i jepnin ata?./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended