Fondet e levruara nuk mjaftojne per rikonstruktimin e lulishtes "Frasheri" (10 Tetor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kjo lulishte është parashikuar të përurohet për 100 vjetorin e poetit Naim Frashëri. Punimet për të rikthyer gjelbërimin në këtë pjesë të kryeqytetit ende nuk kanë filluar. Pas largimit të mbeturinave të kioskave Ministria e Punëve Publike i akordoi bashkisë së kryeqytetit, një fond prej 15.2 milion të reja që ky park i vogël, prej 5500 metra katrorë të gjelbërohet. Por, fondi i dhënë deri tani ka mbetur vetëm në letër. Shaban Ceni, kryeinxhinier pranë Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërim Tiranë, sqaron:
Gazetarja: A do të përfundojë kjo lulishte në 100 vjetorin e Naim Frashërit?
Shaban Ceni: Mendoj se nuk mund të përfundojë meqë jemi me aq vonesë, por ndërmarrja e kësaj pune e ka paraprirë para një muaji. Gjysmën e parë të shtatorit ne kemi bërë gati projektin e zbatimit dhe preventivin dhe sipas një porosie të kryetarit të bashkisë zoti Brojka kemi dërguar të gjitha të dhënat që duheshin lidhur me hapjen e fondit. Deri tani nuk është dhënë gjë. Mundet që të punohet në mënyrë të pjesshme, por që të përballohet ky objekt me 15 milion është i pamjaftueshëm.
Projekti i cili ka kohë që ka përfunduar pret vetëm lekët, por deri në fillimin e punimeve 100-vjetori i Naimit do të festohet nën petkun e vjetër./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/