Nena e divorcuar: U dashurova me burrin pa i folur per 5 vite, ishte platonike

  • 3 years ago
Ditën e sotme emisioni Historia ime në Tv Klan ka sjellë, historinë e një nëne 33-vjeçare e cila ka lindur në një fshat të Fierit që aktualisht banon në qytetin e Fierit. Ishte vetëm 15 vjeç kur u lidh me djalin i cili më vonë do të bëhej bashkëshorti i saj. Në vitin 2008 u martua, pa dëshirën dhe mbështetjen e familjes së saj.
Nga martesa e tyre sollën në jetë dy fëmijë, dy djem, të cilët sot janë përkatësisht 12 dhe 9 vjeç, dhe të dy janë nxënës në ciklin 9-vjeçar.
Bashkëshorti asnjëherë nuk ka qenë i përgjegjshëm si duhet ndaj saj dhe fëmijëve të tij. Ai luante bixhoz, punonte vetëm në të zezë kur mundej dhe nuk kishte një punë të qëndrueshme. Për shkak të sjelljeve të tij problematike ka qenë dhe në burg dhe kur ishte në mujin e 8 shtatzënë me fëmijën e dytë, ajo u detyrua të ndahej nga ai.
Gruaja ka treguar dhe historinë si ata u dashuruan. Sipas saj në moshë 14 vjeç është dashuruar me ish-bashkëshortin të cilin e kishte parë në një dasmë. Për 4-5 vite me radhë, ata nuk janë takuar dhe nuk kanë folur asnjëherë më njeri-tjetrin, por ishin dashuruar vetëm duke u parë, pa konsumuar në asnjë moment lidhjen apo dashurinë e tyre.

33-vjeçarja: Jam dashuruar që 14 vjeç.
Mirela Milori: Shumë e vogël ke qenë për t?u dashuruar.
33-vjeçarja: U njohëm në një dasmë dhe nuk hoqëm dorë. Kur vajta 19 vjeç u martova.
Mirela Milori: Si dashuron një fëmijë 14 vjeç?
33-vjeçarja: Nuk e di, nuk është se dola, e takova. Deri në 19 vjeç unë nuk pranoja njeri tjetër dhe të gjithmë më pyesinin pse nuk do.
Mirela Milori: A takoheshit, a u konsumua si dashuri gjatë këtyre viteve, domethënë u takuat, u deshët?
33-vjeçarja: Jo asnjëherë, ishte dashuri platonike, kur vajta 19 vjeç erdhen më kërkuan tek shtëpia.
Mirela Milori: Si u morët vesh me letra?
33-vjeçarja: Me asgjë, vetëm me mendime. Erdhi vjehrri më kërkoi dorën, më tha djali im ka ikur nga mendja të do dhe atëhere unë kam vajtur. Familja ime nuk donin sepse ata ishin të varfër. Për 4-5 vite vinte në fshat dhe vetëm e shikoja asgjë tjetër. /tvklan.al

#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended