Pezullimi i Dacit fut në ngërç KPA! Pa folur Apeli s'hidhet shorti për dy kandidatët zëvendësues
  • 4 years ago
Pezullimi i Luan Dacit fut në ngërç funksionimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi mbetet me 6 anëtar dhe kjo e bën të pamundur vendimmarrjen. Ligji parashikon zëvendësimin nga dy anëtarë zëvendësues të përzgjedhur më herët nga parlamenti.

Anëtaret zëvendësuese janë Etleva Papleka dhe Mimoza Tasi, njëra prej të cilave do të zgjidhet për të zëvendësuar gjyqtarin Dacin, ndaj të cilit SPAK ka nisur hetimet për fshehje të një shkarkimi në të kaluarën për paaftësi.

Në rast se Apeli do të lërë në fuqi pezullimin e Dacit, javën e ardhshme kolegji nis procedurën e zëvendësimit të tij. Por për aq kohë sa Gjykata e Apelit nuk do të shprehet me një vend, zëvendësimi nuk mund të kryhet duke sjellë dhe ngërçin në KPA.

KPA ka 7 anëtar dhe me pezullimin e Luan Dacit shkon në 6 anëtarë që e bën të pamundur vendimmarrjen si në dhomën e këshillimi apo seancë publike pasi mund të kemi një votim barazim 3 ne 3 dhe do të bllokonte çdo vendim

Etleva Papleka dhe Mimoza Tasi do të përzgjidhen me short se kush do të jetë anëtarja e re zëvendësuese, një procedurë e vendosur me ligj pikërisht për të mos bllokuara këtë institucion të shkallës së dytë të vettingut.

Dy anëtaret zëvendësuese janë përzgjedhur nga parlamenti që në vitin 2017 dhe qëndrojnë në pritje në rast se duhet të zëvendësojnë ndonjë nga anëtarët e KPA dhe në rastin konkret është Luan Daci.

Pse u pezullua nga detyra Luan Daci? Luan Daci, gjyqtar në shkallën e fundit të vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është pezulluar dhe është marrë në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion pasi ka fshehur të kaluarën e tij duke gënjyer për një shkarkim nga detyra si i paaftë në vitin 1997. SPAK tashmë e akuzon për falsifikim të dokumenteve Dacin, i cili në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së e fshehu këtë fakt, që kur ishte gjyqtar në  gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi. Për avokatin e tij gjyqtari nuk ka bërë vepër penale, Avokati Jordan Daci shprehet se ligjërisht nuk kishte asnjë detyrim dhe se do të ankimojnë vendimin.