'Jo më dora në xhep, shtetin e ke në shtëpi', Rama në Durrës: 92% e shërbimeve do të ofrohen online

  • 3 years ago
Kryeministri Edi Rama ka qenë për një vizitë në ISSH në qytetin e Durrësit.

Rama ka deklaruar se nuk ka më arsye që të mbahet radhë, pasi një pjesë e mirë e shërbimeve do të merren online. Kryeministri ka lajmëruar se E-albania është platformë për të gjitha moshat për të marrë shërbimJo më dora në xhep, shtetin e ke ne telefon, në shtëpi. E-albania është platformë për të gjitha moshat për të marrë shërbim. Edhe të moshuarit mund të marrin shërbimet online dhe të shmangin ecejaket nëpër rrugë e nëpër shi.

Përpjekja për të mbetur në shtëpi është më e mirë së sa përpjekja për të ardhur e për të qëndruar në radhë. Nëpërmjet shërbimit online, shteti i bën letrat gati për ty. Ata që s'duan ta marrin vesh mos ta marrin vesh, por kush e ka marrë vesh e kupton", thotë Rama.

Nëpërmet postimit në rrjetet sociale, Rama shkruan se ISSH ofron online 53 shërbime për qytetarët.

"Durrës - Shmangëm rradhët e gjata dhe sorollatjet e pafundme sa nga një zyrë në tjetrën, prej tre dekadash. Nga janari kur hyri në fazën e zbatimit Revolucioni Digjital e deri në gusht, përmes https://e-albania.al Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka marrë 104,610 aplikime online; gati çerek milioni vajtje - ardhje nëpër sportelet e ISSH janë eliminuar.

Recommended