Pasura e Arkivit te Shtetit (16 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kjo meshë është mbajtur 94 vjet më parë në kishën e Shna Ndout. Zëri i korit dhe i meshtarit, ndodhen të përjetësuara në këtë disk. Si ky dokument janë qindra në mos mijëra materiale. Arkivi i shtetit zë fill në vitin 1949. Që nga ajo kohë e deri në vitet 1990, dokumentet përgjithësisht konfiskoheshin dhe hyrja këtu ka qënë pothuajse e pamundur. Kjo e keqe duket se ka sjellë dhe një të mirë me vete. Dokumentet këtu janë ruajtur me rreptësinë më të madhe.
Për nga vjetërsia e materialeve, arkivi i shtetit shqiptar renditet i dyti në Ballkan, madje vlerësohet me një rëndësi të madhe edhe për Europën. Tek ne ka dokumente që do t'i lakmonin dhe vende me histori dhe traditë. Ky disk i Mozart është prodhuar shekullin e kaluar. Këtu janë partiturat origjinale të kompozitorit Franc Lis dhe disku origjinal i vitit 1901. Gjenden shkresa, fermanë e kronika të detajuara që përfshijnë gjithë periudhën e sundimit osman. Akte papnore si dhe shumë materiale të tjera.
Dokumenti i parë i përket shekullit të VI-të. Duke patur parasysh vjetërsinë e materialeve, procesi i ruajtjes është shumë delikat. Drejtori i Arkivit Shaban Sinani, shpjegon:
"Ka dy mënyra të ruajtjes së fondeve dokumentare. Një është mënyra tradicionale e ruajtjes e cila ka funksionuar në gjithë botën deri në vitet '80 dhe tjetra është mënyra moderne, që e kushtëzon ruajtjen me teknologji. Deri tani në arkivat e Shqipërisë zbatohet një ruatje tradicionale e cila është vlerësuar jo vetëm prej specialistëve, por dhe prej partnerëve europianë. Një teknologji mjaft e mirë, por me këtë teknologji nuk mund të shkohet më gjatë. Është e detyrueshme që kushtet e ruajtjes të rregullohen ashtu sikurse janë rregulluar dhe më përpara dhe në funksion të këtij qëllimi arritëm një marrëveshje me arkivat federale të Zvicrës në bazë të së cilës do të realizohet tejkalimi prej teknologjisë klasike në teknoligjinë e re e ruajtes së dokumentacionit."/tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended