Debati per postin e presidentit, Al Gore-Bush - (18 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Është zhvilluar debati i tretë televiziv, mes dy kandidatëve, për postin e presidentit të Amerikës, Al Gore dhe Xhorxh Bush. 90 minuta ka vazhduar dueli i fundit televiziv në universitetin e Washingtonit. Debati i tretë dhe më i ashpër mes dy kandidatëve ka pasur si pikën më të nxehtë të tij, taksat dhe premtimet elektorale rreth tyre. Pas debateve, e vetmja pikë e përbashkët si për Al Gorin dhe për Xhorxh Bushin, ka qenë një ?Po? e vendosur, përsa i përket dënimit me vdekje.

Pas 90 minutave të duelit të fundit elektoral, sondazhet flasin për një shkëputje të Al Gorit. Diferenca e pikëve është rritur ndjeshëm për Al Gorin, i cili udhëheq në të treja debatet televizive përball Bushit. Tani është 7 Nëntori, që do të vendos se kush do të jetë pasardhësi i Klintonit dhe kush do të jetë shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë Amerikane./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended