Lulzim Basha: Nuk hyj per prove ne zgjedhje
  • 3 years ago
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi këtë të enjte në emisionin ?Opinion? në Tv Klan se në zgjedhjet e 25 Prillit nuk do të hyjë për provë.

Basha iu përgjigj pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu se nëse ndihet gati për të fituar zgjedhjet apo do të hyjë sërish në garë për provë.

?PD nuk hyn për provë në zgjedhje. Sot është e rëndësishme për shqiptarët alternativa. Është e rëndësishme alternativa?, tha Basha.

Duke komentuar protestën e naftëtarëve ditën e sotme, Lulzim Basha e krahasoi atë me gjendjen e Shqipërisë prej 7 vitesh. Sipas kryeopozitarit, vendi është në këtë gjendje për shkak të korrupsionit.

?Një stoli e një ministri do të shërbente për të paguar rrogat e këtyre njerëzve?, tha Basha.

Kryedemokrati premtoi se nëse shkon në pushtet personat që janë përgjegjës do të dalin para ligjit.

?Nuk do të kursej asnjë njeri. Çdo përgjegjës për këtë degradim të pasurie. Kjo është tipike. Në kurriz të këtyre njerëzve janë pasuruar 3 apo 4 individë?, tha Basha./tvklan.al
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended