Prindërit, protesta kundër kthimit në punë

  • 4 years ago
Mbi 150 nëna që kanë fëmijë deri në moshën 6 vjeçare protestuan sot para Qeverisë duke kërkuar  që të mos rikthehen në punë më 23 shtator, sepse nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e tyre. Në kohë  pandemie, theksojnë,  është  e vështirë të gjendet person për t?u kujdesur për fëmijët, ndërsa gjyshërit hyjnë në kategorinë e rrezikuar. , Numri i lartë i rasteve pozitive me virus korona, afrimi i vjeshtës kur pritet valë e dytë, koha e shkurtër për fëmijët  që të adaptohen në çerdhe, dhe sidomos rastet pozitive me COVID-19 të regjistruar së fundmi në disa nga këto objekte përkujdesje, shtojnë edhe më shumë shqetësimin e nënave për të vegjlit e tyre. Sipas tyre rritja e numrit të fëmijëve në grupet në çerdhe nuk është zgjidhje, sepse në periudhë kaq të shkurtër nuk mund të sigurohet as hapësirë dhe as  kuadër i mjaftueshëm.