Protesta e naftëtarëve, Baçi: Rama po u vjedh pagat, punonjësve u ka vajtur thika në kockë
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Naftëtarët e Ballshit zhvillluan protestën e rradhës ku kërkojnë marrjen e 20 pagave të prapambetura.

Ata u mblodhën para Ministrisë së Energjitikës, ku dhe u konfrontuan me forcat e policisë, madje unifromat blu ushtruan dhe dhunë ndaj tyre.

Për ish-deputetin e PD Luan Baçi, kryeminstri Rama është pronari i uzinës së Ballshit dhe i gjithçkaje në këtë vend.

I ftuar në ?Ora News?, Baçi tha se takimi i Ramës me presidentin e Azerbajxhanit, tregon se kryeministri i ka mundësitë për të gjetur zgjidhje, por ai vjedh pasurinë kombëtare, si dhe pagat e sigurimet e naftëtarëve.

Luan Baçi: ?Përfaqësuesit e pronarëve që marrin kontakte për të përfaqësuar janë anonimë. Pronari i uzinës është Edi Rama, pronari i çdo gjëje është Edi Rama. A e patë takimin që bëri me presidentin e Azerbajxhanit, e bëri publike për t?i qetësuar punonjësit e Ballshit, dhe kërkoi ndihmë për të zgjidhur problemin. Pra, kjo tregon se mundësitë i ka. Kryeministri është kokë e këmbë i molepsur në këtë histori shumë vjeçare që merret me vjedhjen e pasurisë kombëtare, dhe arrin deri aty sa të vjedhë edhe pagat e sigurimet e naftëtarëve. Atyre u ka vajtur thika në kockë, nuk kanë më se ku të shkojnë, dhe po plasin nga marazi që ata kanë.?

Për Baçin, pamjet e sotme nga protesta ishin të trishta dhe shqetësuese.

Luan Baçi: ??Janë pamje të trishta dhe sinqerisht janë shqetësuese. Unë nuk e imagjinoj dhe nuk e kuptoj dot se si qeveritarët e sotëm, përgjegjësit kryesore të shkaktimit të kësaj situate, nuk reagojnë fare dhe mos të kenë pikën e shqetësimit. Janë rreth 800 naftëtarë nga Fieri dhe Ballshi, dhe kur themi 800 naftëtarë, themi 800 familje që mbijetojë me atë pagë. Agravimi i situatës së sotme, nuk është i rastësishëm, madje është shumë i vogël në krahasim me gjithë atë tension, mllef dhe padrejtësi që u bëhet naftëtarëve të Ballshit. Kërkojnë pagat e prapambetura. Kanë punuar, kanë djersitur dhe meritojnë pagat. Rreth 800 familje janë me kredi bankare. Ato jetojnë vetë me pagën që merrnin në atë uzinë.?



Për më shumë lexoni në: oranews.tv/protesta-e-naftetareve-baci-rama-po-u-vjedh-pagat-punonjesve-u-ka-vajtur-thika-ne-kocke/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended