Vojislav Koshtunica, presidenti i ri i Jugosllavise (6 Tetor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Millosheviç ndodhet në Serbi në afërsi të Beogradit. Ai është takuar sot me ministrin e jashtëm rus Ivanov. Ky lajm u ka dhënë fund hamendjeve mbi vendndodhjen e njeriut që humbi zgjedhjet presidenciale të 24 shtatorit. Rusia ka njohur udhëheqësin e opozitës serbe Koshtunica si presidentin e ardhshëm të Jugosllavisë. Ka qenë ky qëndrimi i politikës dhe diplomacisë së Moskës vetëm 24 orë pas protestave të mbi 500 mijë opozitarëve dhe ndryshimeve revolucionare në Jugosllavi.
Ministri i Jashtëm Rus gjatë vizitës në Serbi e përgëzoi zotin Koshtunica për fitoren në zgjedhje kur ata u takuan në një zyrë që më parë përdorej nga Millosheviç. Ky qendrim u mirëprit dhe nga Sekretarja e Shtetit Ollbrajt si një lajm shumë i mirë. Mjaft politikanë dhe media perëndimore kanë filluar ta quajnë Koshtunicën president./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended