LSI në fshatin Klloçë në Maliq, Brahimllari: Pas 25 prillit e gjithë vëmendja do të jetë te fermerët

  • 3 years ago
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka zhvilluar një takim me fermerë të fshatit Klloçë në Maliq, ku është njohur me problemet e tyre. Ai tha se kjo qeveri i ka lënë fermerët në harresë dhe me ndryshimin e qeverisjes pas 25 prillit e gjithë vëmendja do të jetë tek fermerët.

"Ne jemi fermerë dhe e japim duhanin me kontratë, me karta të rregullta, me NIPT, tani ku ta gjejmë të drejtën ne?", thotë një qytetar.

"Duhet fshati me asfalt, duhen kanalizime, duhet një shesh për fëmijët. S?ke një lulishte. Të tëra taksat i paguajmë ne. Punëtorë të mëdhenj janë të tërë këta që shikon këtu ti', tha një tjetër banor.

Sipas Brahimllarit, banorët e Kllocës në Libonik të Maliqit po përballen me arrogancën, paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e bashkisë Maliq, nën mungesën e infrastrukturës, kanalizimeve, ujit të pijshëm apo mungesën e investimeve në bujqësi

"Bashkia Maliq, ushtron presion nëpërmjet ndihmës ekonomike për shërbimet që duhet t'i ofrojë çdo qytetari duke keqpërdorur zyrat e shtetit. Përgjegjësia do të jetë personale për këdo që ushtron presion dhe përdor zyrat e shtetit për interesa personale dhe jo në funksion të shërbimit qytetar. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për abuzimet, emërimet fiktive dhe keqpërdorimin e fondeve publike. Do të shkojnë përpara drejtësisë të gjithë zyrtaret të cilat abuzojnë dhe tallen me varfërinë ekstreme të banorëve të kësaj zone. Rilindja ka marrë fund, është e dëshpëruar dhe e vetmuar, forca e qytetarëve të bashkuar është shume herë më e fortë se e këtij sekti famëkeq. Më 25 Prill largojmë ketë fatkeqësi kombëtare që po i merr shpirtin vendit dhe qytetarëve. Më 25 Prill nis një epokë e re ajo e hapjes se vendeve te punës, e vëmendjes së drejtpërdrejt mbi hallet e qytetarëve", thotë Brahimllari.

Recommended