Manastirliu: Rrespektoni rregullat anti-covid |Lajme-News

  • 3 years ago
Dy ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një video-mesazhi ka siguruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit që autoritetet kanë marrë të gjitha masat për përballimin e kësaj situate.
?Periudha që po afron nuk do të jetë e lehtë dhe përveç forcimit të kapaciteteve të sistemit shëndetësor, për të cilat kemi marrë masa në planin e Vjeshtë-Dimrit, kërkon gjithashtu angazhimin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht çdo prindi, për rolin e rëndësishëm që duhet të luajë secili prej nesh, për të frenuar përhapjen e Covid-19. Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmeri për t?ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.?
Manastirliu kërkoi ndër të tjera që nxënësit të respektojnë rregullat në ambientet e shkollës për parandalimin e koronavirusit. Ndërsa nga prindërit kërkoi bashkëpunim me mjekët e familjes për të treguar çdo simptomë të fëmijëve të tyre.
?Bëhuni bashkëpunëtorët e parë me mjekun e familjes. Sinjalizojeni atë nëse ka diçka që shihni se nuk shkon te fëmija juaj. Matini çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë. Rihapja e shkollave është momenti më i mirë për të treguar se shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve janë kaq të rëndësishme për ne?.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended