Masat anti-covid penalizojne turizmin detar |Lajme-News
  • 4 years ago
Dy nga plazhet më të frekuentuara nga familjarët, Divjaka dhe Spillea, po përballen me dy realitete krejt të ndryshme këtë sezon veror.

Në Spille, 80 % e rezervimeve janë anuluar. Preferencat për plazh ditor, i ka lënë dhomat e hoteleve dhe shtëpive të pushimeve bosh.

?Çmimet këtu janë të njëjta si një vit më parë, por mbyllja e pishinave dhe organizimeve festive me muzikë gjatë mbrëmjeve si pjesë e masave anti-covid, sipas operatorëve turistikë, i ka larguar pushuesit?.
?Rezervimet janë të pakta. Këtu ndikon situata e Covid-19 por edhe mbyllja e pishinave, ndalimi i muzikës. Mund të themi që jemi 20 % e hotelit funksional. Pjesa më e madhe janë nga Tirana, Elbasani, Korça, ka interes edhe nga Kosova por nuk ka impakt të mirë nga frika që është përhapur. Kemi 28 dhoma dhe vetëm 5 janë të zëna. Kemi shumë kancelime, brenda dhe jashtë. Edhe kur vijnë na thonë pishina është e hapur, i themi pishina s?është e hapur dhe largohen. Të paktën për fëmijët ose të na caktojnë një numër fëmijësh kaq lejohet që edhe ata klientë që na vijnë, t?i shërbejmë, që mos na ikin?.
Ndërsa në Divjakë është e vështirë të gjesh dhoma bosh. Pallatet dhe gabinat e ndërtuara për pushuesit përpara viteve ?90 janë të gjitha plot. Shumë prej operatorëve turistikë në Divjakë, kanë kryer ulje çmimesh?.

?Ka pak mangësi por unë mendoj të shkoj tek 80%. Nuk kemi më çmimet që kemi patur, i kemi ulur. Ne e kemi patur 40 për 15 ditë e kemi çuar 25-30?.
Muaji Gusht, sipas operatorëve turistike, në Spille pritet të jetë edhe më i vështirë, sepse vetëm 2 përqind e dhomave është rezervuar, ndërsa Divjaka do të vazhdojë të mbajë të ulura çmimet për pushuesit.
?

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended