3 te vdekur nga covid |Lajme-News

  • 3 years ago
Numri i të infektuarve ditorë në vendin tonë vijon të mbetet në të njëjtat ritme. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 161 pacientë nga 875 testime që u bënë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është 54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë, 9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz, nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh, nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Po kështu, numri i të shëruarve ditorë është 97 pacientë, duke e çuar në 6443 numrin total të personave të shëruar.

Për fat të keq, 3 pacientë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Viktimat janë një 80-vjeçar, një 82-vjeçar dhe një 90-vjeçar.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, në të dy spitalet covid po trajtohen 181 pacientë, nga të cilët 21 janë në terapi intensive dhe 7 të intubuar.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended