'Siguria në vend më e mira në 30 vite', Lleshaj nga Kukësi: Investimet drejt krimit kibernetik

  • 3 years ago
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte këtë të enjte në qytetin e Kukësit ku foli për situatën e forcave të rendit si dhe për prezantimin e forcës së re "Shqiponja".

Ai u shpreh se niveli i sigurisë kombëtare është ndër më të mirat gjatë 30 viteve të fundit duke shprehur se niveli i vrasjeve në vend është ulur.

?Sot më shumë qartësi, nuk po them me krenari sepse se kam shumë në fjalor këtë fjalë, por me vetëbesim, se të gjithë treguesit që karakterizojnë nivelin e sigurisë publike dhe të rendit janë në optimumet historike, më të mira gjatë këtyre 30 vjetëve. Niveli i vrasjeve është ulur. Nëse marrim të gjithë treguesit e tjerë që e përshkruajnë nivelin e sigurisë shohim se të gjitha janë në minimumin historik" - tha Lleshaj.

Gjithashtu Lleshaj theksoi rëndësinë e investimeve në polici duke thënë se sa më shumë të ketë aq më shumë bien parametrat e krimit.

Ai tha se fokusi i investimeve tashmë po zhvendoset drejt krimit në media dhe portale e krimit kibernetik.

Recommended