Saranda me 600 mijë turistë më pak këtë vit, Gurma:Hotelet në vijën e parë akomodime në nivel 35-40%

  • 3 years ago
Situata nga koronavirusi ka ulur me rreth 600 mijë numrin e pushuesve në bregdetin e Sarandës. Sipas kreut të bashkisë së Sarandës Adrian Gurma gjatë muajve qershor, korrik, gusht janë regjistruar rreth 220 mijë turistë, ndryshe nga një vit më parë ku numri shkonte deri në 820 mijë.

?Situata në muajt Qershor dhe Korrik ka qenë shumë me e vakët për sa i përket turizmit, ndërsa Gushti ka qenë diçka më ndryshe, situatë më e përmirësuar. Numri i pushuesve ka qenë më i pakët krahasuar më vitet e kaluara, sepse në vitin 2019 janë numëruar rreth 800-820 mijë turistë kurse këtë vit shkon në 200-220 mijë turistë?, tha kreu i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma

Recommended