Udhetaret qarkullojne normalisht nje dite para votimeve - (30 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Autobusët dhe furgonat që bartin pasagjerët nga Tirana në të gjitha rrethet e Shqipërisë, sot kanë funksionuar si zakonisht në normalitet të plotë. Shoferët e linjave të jugut thonë, se dje dhe sot ka një rënie të pa rëndësishme të udhëtarëve dhe kjo gjë justifikohet me fundjavën. Gjithashtu ata dëshmojnë se:

?Kemi punuar normalisht rrugës, nuk kemi pasur asnjë lloj problemi. Kemi qenë shumë të qetë. Policia është në rrugë, ka postblloqe dhe rruga është shumë e qete?.

Edhe pasagjerët që udhëtonin në qytetet e veriut, kanë udhëtuar sot si zakonisht. Patrullat e policisë në akset kryesore të rrugëve nuk janë bërë pengesë për funksionimin e këtyre linjave. Nesër është ditë votimesh, por pavarësisht nga kjo linjat e autobusëve dhe furgonëve do jenë në punë./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended